Njësit e Doganës kanë konfiskuar në Pejë rreth 2.5 kilogram ari pa mbulesë dokumetacioni.
Në vazhdimësi të rasti të dorëzuar nga Policia e Kosovës në Prishtinë ku një qytetari ju gjetën sasi ari pa mbulesë dokumentare njësit e Doganës në konsultim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë kanë vazhduar me kontrollimin në argjendarinë në Pejë, nga ku dyshohet se ka rrjedhur shmangia e arit nga detyrimet doganore.
Njësit e Doganës kanë ushtruar kontroll tek lokali i të dyshuarit, ku edhe tek i njëjti i janë gjetur edhe 2.4 kg ari i përpunuar pa dokumentacion përcjellës.
Në konsultim me Prokurorinë është bërë kërkesën për sekuestrim të përkohshëm të mallit dhe me pastaj me vazhdimin e procedurave të tjera penale.
Në total është sekuestruar 6.1 kg ari i përpunuar, thuhet në komunikatën për media e Doganës së Kosovës.