Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se rekrutët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në kuadër të trajnimit bazik në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, po realizojnë ushtrimin fushor 24 orësh, duke praktikuar në terren njohuritë teorike të fituara gjatë fazës së parë të trajnimit.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se gjatë kësaj faze të trajnimit rekrutët po përballën me disiplina ushtarake duke filluar nga rregullat e ushtarit në kujdesin e pajisjeve, ndihmën e parë, fushat e minuara, shënjestrimin, lëvizjet taktike etj.
Motivi i lartë i rekrutëve dhe puna e palodhshme e instruktorëve janë tregues i sigurt i ngritjes së FSK-së në standardet më të larta të ushtrive të vendeve anëtare të NATO-s.
Detyra, Nderi dhe Atdheu mbi të gjitha!