Build Skills with our trainings

Sign up now!

MF kërkon nga Organizatat Buxhetore të rikonfirmojnë listat e pagave, për arsye që të ekzekutohen ato

Tet 7, 2022

MFPT njofton që marrë parasysh miratimin e kalendarit të ri mësimor nga MASHTI që parasheh zëvendësimin e orëve të muajit shtator, ka kërkuar edhe njëherë nga Organizatat Buxhetore që të rikonfirmojnë listat e pagave, duke ua rikujtuar obligimet ligjore që kanë sipas nenit 18 të Ligjit për Greva.

Organizatat Buxhetore duhet të vendosin nëse do të procedojnë pagat si paradhënie për orët e shtatorit që do të zëvendësohen sipas kalendarit të ri mësimor të miratuar nga MASHTI, përndryshe duhet të veprojnë sipas nenit 18 të Ligjit për Greva.

Pas përfundimit të procedurave dhe rikonfirmimit të listave nga OB-të që paradhënia procedohet në përputhje me kalendarin e ri mësimor, Thesari do të procedojë sot me ekzekutim të pagave.

E gjithë kjo, duke pasur parasysh që mësimdhënësit në Kosovë nuk janë më në grevë, se mësimi i nxënësve tani në të gjitha shkollat e nivelet po zhvillohet dhe se shumica e mësimdhënësve nuk e kanë preferuar dhe nuk janë pajtuar me grevën dhe se MASHTI ka miratuar kalendarin e ri mësimor që parasheh mbajtjen e orëve të shtatorit, duke siguruar kështu edhe ligjshmërinë e shpenzimit të parasë publike.

MFPT mbetet e përkushtuar për mirëqenien e qytetarëve dhe financimin e prioriteteve të shtetit, mirëpo gjithmonë duke u siguruar se paraja publike shpenzohet në përputhje me legjislacionin në fuqi, thuhet në komunikatën për media e MF-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM