Build Skills with our trainings

Sign up now!

OEAK: Reformimi i prokurimit publik do të rezultojë në përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve në Kosovë

Tet 7, 2022

Për të diskutuar mbi përmirësimin e kujdesit për pacientët dhe rrugët drejt një furnizimi më efikas të barnave, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi një tryezë të rrumbullakët me temën “Ndërtimi i partneritetit për përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve në Kosovë”, në të cilën përveç përfaqësuesve të profesionistëve shëndetësorë, morën pjesë edhe deputetët, Fatmir Kollçaku, njëherit Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, si dhe deputeti Bekim Haxhiu, por edhe zëvendësministrat e Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku dhe Arsim Berisha.

Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, theksoi rëndësinë e ndërtimit të një partneriteti në mes të institucioneve publike shëndetësore dhe sektorit privat me qëllim përfundimtar përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve në Kosovë, si dhe menaxhimin më të mirë të fondeve publike përmes prokurimit më efikas t` produkteve farmaceutike.

Naim Bardiqi, Sekretar i Përhershëm i Ministrisë së Shëndetësisë, e filloi diskutimin duke theksuar se kujdesi ndaj pacientëve është objektivi kryesor i ministrisë. Përkundër sfidave financiare, janë duke u hartuar ligjet për kujdesin shëndetësor dhe sigurimin shëndetësor, me synimin për të arritur një performancë të mirë dhe afatgjatë të kujdesit shëndetësor.

Sinisha Varga dhe Tihomir Strizrep, të dy ekspertë të njohur ndërkombëtarë në fushën e shëndetësisë, ndanë ekspertizën e tyre, por gjithashtu shpjeguan reformat që Kroacia ndërmori gjatë rrugës, të cilat rezultuan në një sistem shëndetësor të admirueshëm. Çelësi i suksesit të tyre i atribuohet kryesisht të ashtuquajturës MEA (Managed Entry Agreement), e cila ishte edhe theksi i tryezës.

Ish-ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kroacisë, Sinisha Varga shpjegoi se si funksionon një partneritet përmes MEA dhe çfarë konkretisht duhet të merret parasysh gjatë hartimit të agjendave në shëndetësi. Në anën tjetër, Tihomir Strizrep, krahas shpjegimit të procesit që duhej të kalonte Kroacia drejt reformimit të sistemit të saj shëndetësor, ofroi rekomandimet e tij dhe një model pesëpikësh që Kosova duhet të ndjekë. Ajo që ishte baza e përbashkët e ekspertizës dhe rekomandimeve të tyre, është rëndësia më e madhe e të pasurit MEA në përmirësimin e kujdesit ndaj pacientit dhe ofrimin e shërbimeve efikase.

Juristi Visar Ramaj prezantoi këndvështrimin e ligjeve dhe rregulloreve në lidhje me ekosistemet e kujdesit shëndetësor. Po propozohen projektligje të reja dhe i gjithë sistemi po kalon një transformim. Ajo që është e rëndësishme të dihet është se MEA është në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës. Në fakt, një marrëveshje e tillë nuk është e re, duke qenë se ajo ka ndodhur në lidhje me vaksinat Pfizer, prandaj nuk ka asgjë të diskutueshme për të. Pa dyshim, duhet të ketë vullnet, guxim dhe integritet për të çuar përpara zgjidhje të tilla të dobishme, thuhet në komunikatën për media e OEAK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM