Ministria e Kulturës njofton se ka filluar Festivali “Mitrovica Guitar Days” po sjell në Mitrovicë artistë, kitaristë të jashtëzakonshëm ndërkombëtar dhe vendor, koncerte dhe master klasa nga kitaristë të jashtëzakonshëm.
Festivali u hap me performancën e mrekullueshme të kitaristit me renome botërore, Aniello Desiderio i cili për publikun nga Kosova ofroi një program të pasur artistik.
Të pranishëm në mbrëmjen e parë ishin, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, drejtoresha për kulturë në Komunën e Mitrovicës, Valdete Idrizi, zëvendësambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Alison Grunder, drejtori i festivalit, Erhan Mujka, studentë, artistë dhe shumë artdashës.
Festivali që mbështetet nga Ministria e Kulturës do të qëndrojë i hapur deri me 12 tetor dhe në kuadër të tij do të organizohen masterclasses nga kitaristë me renome botërore, si dhe do të ketë punëtori, prezantime dhe koncerte të tjera, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.






