Manifesta 14 njofton se instalimet e Dineo Seshee Bopape shqyrtojnë marrëdhëniet komplekse të njerëzimit me tokën, duke parë nga afër kapitalizmin racor, pushtimin, kolonializmin dhe trashëgimitë e tyre, si dhe marrëdhëniet tona metafizike me tokën – si materie elementare, si trup dhe si burim jetësor.
Punimi i saj gjendet në katin e katërt të Grand Hotel Prishtina nën titullin – mbi migrimin – si pjesë e ekspozitës tematike “Grand Scheme of Things”, thuhet në postimin në Facebook të Manifesta 14 Prishtina.
Master Harmoniser (Ile aya, moya, la, ndokh), 2021, © Dineo Seshee Bopape. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha






