Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani pranon raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2022 nga ambasadori Szunyog

Tet 12, 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka pranuar Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2022, nga shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog.

Presidentja Osmani ka ritheksuar përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si prioritet shtetëror i vendit tonë. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka përmendur hapat konkret të ndërmarra nga institucionet e Republikës së Kosovës për forcimin e sundimit të ligjit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Ambasadori Szunyog ka theksuar se raporti i sivjetëm njeh progresin e përgjithshëm të Kosovës, veçanërisht në sundimin e ligjit, si në krahasim me vitin e kaluar ashtu edhe me vendet e rajonit.

Në temën e reformave, presidentja Osmani ka folur mbi vullnetin e institucioneve të Republikës për ta vazhduar punën intensive në luftim të krimit dhe korrupsionit, dhe ka deklaruar vendosmërinë për fuqizim të sundimit të ligjit në të gjitha sferat.

Presidentja Osmani ka thënë se Republika e Kosovës formalisht do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke theksuar nevojën e përshpejtimit të këtij procesi, si dhe nevojën urgjente të përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Presidentja më tej potencoi se në kuadër të kompetencave kushtetuese do të jetë garantuese e realizimit të këtyre prioriteteve, ashtu siç ka qenë edhe deri më tash, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM