Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mehaj dhe Bush diskutojnë rreth përshpejtimit të procedurave për blerje të armatimeve për FSK-në

Tet 13, 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe delegacioni i lartë nga MM dhe FSK, në kuadër të vizitës zyrtare në SHBA, u takuan me ushtruesin e detyrës të Ndihmës Sekretarit të Ushtrisë për Blerje, Logjistikë dhe Teknologji në Departamentin e Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Douglas R. Bush.

Në këtë takim u diskutua rreth nevojave të FSK-së për armatime, rëndësisë së përshpejtimit të procedurave të prokurimit të këtyre pajisjeve, si dhe rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit, duke rritur numrin e trajnimeve, shkollimin e oficerëve dhe stërvitjeve të përbashkëta.

“FSK është e përkushtuar për plotësimin e të gjitha standardeve të NATO-s në fushën ushtarake, dhe po ashtu është gjithmonë e gatshme të marr pjesë në misione paqeruajtëse dhe humanitare përkrah aleatëve tanë”, theksoi ministri Mehaj me këtë rast.​

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, ministri Mehaj e njoftoi Bush dhe për përgatitjet intensive që FSK është duke zhvilluar sa i përket ushtrimit “Defender Europe ’23”, ku FSK do të marrë pjesë me mbi 1300 pjesëtarë dhe ku pritet validimi i një regjimenti të këmbësorisë, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM