Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, shkalla e papunësisë në Kosovë është 35 për qind. Edhe pse për shumë të diplomuar nuk ka treg të punës, i riu nga Prishtina, Shkelzen Zeqiri (24vjec), refuzon të pajtohet me këtë fakt.
Shkelzeni vendosi që të vetpunësohet, duke hapur një kafe-shop në hapsirën 12 metërshe që kishte në dispozicion brenda shtëpisë së tij.
“Duke marrë parasysh problematikat e punësimit në vendin tonë, si dhe rastet e mospranimit në konkurse të ndryshme, vendosa të punoj jashtë profesionit tim. Kështu me hapësirën të cilën e kisha në dispozicion brenda shtëpisë mendova që ta hap një kafe-shop, që sado ku do të punoj diçka,” ka theksuar Shkelzeni.
E veçanta e biznesit të Shkelzenit është që tërë punët i kryen vet, pa ndihmën e askujt. Përgatitë lloje të ndryshme të kafeve dhe sanduiçeve, si dhe shpërndanë porositë e klientëve jashtë ambientit të lokalit.
“Kryesisht shërbej thuajse shumicën e llojeve të kafeve, mirëpo ka edhe ushqim si sanduiçet. Klientela është e moshave madhore, mirëpo ka edhe te moshave më të reja, si dhe punonjës në zyret që ndodhen afer lokalit.” ka thënë Shkelzeni.
Shkelzeni pohon për KosovaLive se vullneti për të punuar i eviton vështirësitë që paraqiten gjatë punës.
“Vështirësi ka gjithmonë në çdo lloj biznesi qoftë ai i madh apo i vogël, këtë e kam mësuar nga përvoja disa mujore me hapjen e lokalit. Por puna me deshirë dhe vullneti për të punuar i mund ato vështirësi.” është shprehur Shkelzeni.
Inciativa e tij është mirëpritur pozitivisht nga rrethi i tij, dhe kjo e ka shtyrë Shkelzenin që brenda një të ardhme të afërt të planifikojë ta zgjerojë biznesin e tij.
“Nga njerëzit e lagjes është pritur shumë mirë, si dhe klientët kanë qenë të kënaqur me shërbimet e ofruara. Tani kam disa plane të reja në zhvillimin e mëtutjeshëm të biznesit, më specifikisht mendoj ta zgjeroj,” ka treguar Shkelzeni.
Shkelzeni sygjeron që të rinjtë e tjerë të orientohen sa më shumë në shkolla profesionale, në mënyrë që ta kenë më të lehtë të gjejnë punë.
“Së pari sygjeroj të orientohen në shkolla profesionale që të kenë më shumë gjasa për të hyrë në tregun e punës, të angazhohen me punë vullnetare, dhe dikur mendoj që do të kenë sukses .”
Në të kaluarën Shkelzeni ishte paraqitur, në shumë konkurse, por nuk kishtë marrë përgjigjie pozitive për punësim.
“Duke studiuar produksion, kam konkuruar në shumë vende të punës si televizione/radio, por për arsyje gjithmonë të panjohura nuk jam pranuar,” ka përfunduar Shkelzeni.
/Medina Shala – Vajzë Dëgjohu/