Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti dhe Bjørnstad bisedojnë për menaxhimin e krizës energjetike dhe masat e ndërmarra deri tani

Tet 17, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Sannes Bjørnstad, shoqëruar nga ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl.

Duke i uruar mirëseardhje në Kosovë, kryeministri Kurti fillimisht foli për punën dhe arritjet e Qeverisë, sfidat e qeverisjes dhe përballjen me to. Krahas qeverisjes së mirë, ai veçoi indikatorët ekonomik të cilët tregojnë për rritje të eksporteve për 29.5% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, për rritje të Investimeve të Huaja Direkte për 47% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar dhe rritje ekonomike për 4.9% në tre mujorin e parë të këtij vitit pasi të zbritet inflacioni.

Kryeministri Kurti u shpreh se fokusi është te menaxhimi i krizës energjetike teksa foli për masat e ndërmarra deri tani që përfshijnë subvencionimin e konsumit të energjisë elektrike për qytetarët dhe masat për eficiencën e energjisë elektrike.

Në prag të Samitit të Berlinit, kryeministri Kurti tha se shpreson për një rifillim të Procesit të Berlinit nën udhëheqjen e kancelarit gjerman, Scholz që do të sillte tregun e përbashkët rajonal dhe BE-në si vlerë dhe mekanizëm brenda gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë takimit u bisedua për raportet e mira dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë dhe rolit mbështetës të rëndësishëm të Norvegjisë në zhvillimin e Kosovës dhe synimet integruese euro-atlantike të Kosovës.

Me Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Bjørnstad u diskutua edhe për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kurt tha se përmes gatishmërisë për takime, vullnetit për marrëveshje dhe propozimeve konkrete, Republika e Kosovës është treguar se është palë konstruktive në procesin e dialogut drejt marrëveshjes ligjërisht të obligueshme që në qendër ka njohjen reciproke, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM