Build Skills with our trainings

Sign up now!

Bislimi informon Sassel për objektivin e Kosovës për të aplikuar deri në fund të vitit për anëtarësim në BE

Tet 19, 2022

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Shefin e Zyrës Diplomatike të Belgjikës në Kosovë, Julien Sassel.

Në takim u bisedua mbi agjendën evropiane të Republikës së Kosovës për këtë vit. U përmend aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës, për të cilin u riafirmua mbështetja e Belgjikës.

Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi dhe nevojën për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës. Gjithashtu, Bislimi e informoi Sassel për objektivin e Kosovës për të aplikuar deri në fund të këtij viti për anëtarësim në BE, me qëllim marrjen e statusit të vendit kandidat. 

U diskutua dhe mbi raportin për vendin 2022 të Komisionit Evropian, ku u vlerësua progresi i bërë dhe u cilësua si ndër më të mirët ndonjëherë për Kosovën dhe ndër më të mirët për këtë vit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM