Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia Kufitare e Kosovës ndalon automjetin me 700 litra vajra motorike të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut

Tet 21, 2022

Policia e Kosovës, njësia policore Task Forca nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare (DRPK) Lindje, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në teren.

Nga fshati Tanushe-Republika e Maqedonisë Veri është duke levizur një kombi i bardhë, pa targa, i dyshuar me mallrat të kontrabanduara dhe dyshohej se mallrat do ti sjellë në drejtim të Vitisë .

Njësitet e Task Forcës operative të (DRPK) Lindje pas pranimit të kësaj informate kanë ndërmarr masa të nevojshme operativo-taktike duke bërë kontrolle në rrugët e brezit kufitar dhe rrugët dytësorë të fshatrave të Vitisë.

Njësitet e angazhuara policore, ndërkohë kanë pranuar informata tjera relevante se kombi i dyshuar i cili kishte sjell mallrat nga Maqedonia veriore i kishte shkarkuar ato diku në fshatin Drobesh –Viti, perderisa mallrat e shkarkuara nga kombi janë ngarkuar në mjetin tjeter transportues WV Caddy ngjyrë e kuqe me targa vendore dhe i njëjti është në drejtim të rruges Viti – Gerlicë.

Gjatë një veprimi taktik Policia e Kosovës ka arritur që në fshatin Sodovinë, komuna e Vitisë ta ndaloj automjetin e lartcekur qe drejtohej nga i dyshuari me inicialet B.K mashkull kosovar nga Ferizaj.

Gjate kontrollit në automjetin e ndaluar kishte pasur të ngarkuar vajra motorike (70) pako me nga (10) litra; në total (700) litra të cilat ishin të kontrabanduara nga Republika e Maqedonisë Veriore në Republikën e Kosovës.

Rasti është duke u trajtuar nga autoritetet për procedura të mëtejme ligjore, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM