Build Skills with our trainings

Sign up now!

OJQ SHE Solutions: Hulumtim mbi përfaqësimin e grave në sektorin e sigurisë

Tet 21, 2022

Gratë në sektorin e sigurisë, ndërmjet sfidave dhe mundësive është hulumtimi më i ri OJQ SHE Solutions, i mbështetur nga Rrjeti Mesdhetar i Grave Ndërmjetësuese  (MWMN) i financuar dhe promovuar nga Ministria e Jashtme Italiane dhe Bashkëpunimi Ndërkombëtar i Italisë.   

Të dhënat e mbledhura nga ky hulumtim tregojnë se ka pasur një numër më të vogël të rekrutimit dhe pjesëmarrjes së grave në sektorin e sigurisë dhe rënie e numrit të grave të punësuara në këtë sektor në nivele më të larta, krahasuar me burrat. Derisa, integrimi i grave dhe vajzave në sektorin e sigurisë në përgjithësi ka qenë i ulët, pjesëmarrja e tyre në pozitat më të larta vendimmarrëse është edhe më e ulët, larg 50% të përcaktuar me ligjin për Barazi Gjinore si në përfaqësim ashtu edhe në pozita vendimmarrëse. Institucionet e sigurisë kanë ndërmarr një sërë masash për të nxitur pjesëmarrje të grave në sektor të sigurisë, por gjithsesi rezultatet lënë shumë për të dëshiruar.  

Përkundër fillimit premtues, stereotipet gjinore, mungesa e kornizës ligjore adekuate e cila nuk është në përputhje me ligjin për Barazi Gjinore, si dhe mungesa e masave mbështetëse për gratë, kanë krijuar një ambient ku sektori i sigurisë ballafaqohet me sfida gjatë rekrutimit të grave dhe vajzave dhe mbajtjen e tyre në këtë sektor. Gjithsesi duhet theksuar që pavarësisht faktit që pjesëmarrja e grave në sektorin e sigurisë mbetet e ulët, pjesëmarrja e tyre në FSK dhe Polici më  nuk konsiderohet si një çështje tabu.   

Ky punim është bazuar në të dhënat e siguruara gjatë intervistimeve me përfaqësues të Institucioneve përkatëse dhe shoqërisë civile si dhe nga debati në konferencën: “Gratë në sektorin e sigurisë: ndërmjet sfidave dhe mundësive’’. 

Prania e grave në sektorin e sigurisë është komponent themelor në Rezolutën 1325 të OKB-së për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që sipas vendimit të Agjencisë për Barazi Gjinore përfshihet si objektiv brenda PKBGJ-së (Plani i Kosovës për Barazi Gjinor) së tanishme, thuhet në komunikatën për media e OJQ SHE Solutions.

Autore të punimit janë: Ariana Qosaj – Mustafa, Jeta Krasniqi dhe Antigona Baxhaku – Idrizi. 

 

Hulumtimin në gjuhën shqipe mund ta shkarkoni në këtë vegzë:  

https://drive.google.com/file/d/1bP94_3VSkxZaOJUCWL_-ADDIy38mQdH7/view  

  

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM