Build Skills with our trainings

Sign up now!

KMDLNj: Kontrabandimi në burgjet e Kosovës, dukuri e kahmotshme

Tet 22, 2022

Në Qendrën Korrektuese në Dubravë janë bërë përpjekje që të futen gjësende të ndaluara si lëndë narkotike (mariuanë), tableta të llojit extazi, telefona celularë, mbushës për telefona dhe gjësende tjera të ndaluara. Këto gjëra që janë kapur ishin në mjet transporti me të cilin furnizohet kantina e burgut. Për këtë arsye KMDLNj ka rekomanduar që në të gjitha pavijonet të lejohen telefona celularë që do të monitoroheshin e që për këtë të burgosurit do të vëheshin në dijeni. Kjo edhe ka qenë edhe njëra ndër arsyet pse nuk lejohen pakot familjare ushqimore.

Sipas KMDLNj -së, SHKK nuk është në ditët më të mira dhe përzgjedhja e stafit sidomos atij menaxherial nuk po e ka kriter kryesor profesionalizmin. Ata që kanë kontribuar më së shumti për suksesin e SHKK, e suksesi ka qenë i padiskutueshëm, ose janë margjinalizuar, ose po ngulfaten në punën e tyre.

Edhe më parë, kontrabandimi me gjëra të ndaluara është bërë po në këtë mënyrë prandaj, KMDLNj si dhe monitoruesit tjerë këtë kontrabandë e ka adresuar te furnizuesit që janë përfitues të tenderëve për furnizim me gjëra të domosdoshme për nevoja të SHKK-së që ka përgjegjësi mbi qendrat e paraburgimit dhe qendrat korrektuese.

Burim tjetër dhe mundësi për kontrabandim në sasi më të madhe KMDLNj ka identifikuar edhe disa kompani të papërgjegjshme që kanë bërë rinovime në këto qendra. Kurse, kontrabandimi individual është bërë përmes stafit korrektues dhe në raste të rralla edhe nga familjarët, gjatë vizitave familjare. Kontrolli gjatë hyrjes në qendrat nën përkujdesje të SHK së, për të gjithë është mjaft rigoroze, e përafërt me kontrollet në aeroporte.

Megjithatë, grupet e interesit e gjejnë mënyren si të fusin gjëra të ndaluara brenda burgjeve dhe ata që e pësojnë janë kryesisht të burgosurit. Është interesant fakti që në pavijonet ku futen gjësendet e ndaluara, pas një kohe kontrollohen duke i dënuar të burgosurit me masa disiplinore dhe humbje të beneficioneve.

Ata që më së shumti e kanë dëmtuar në të kaluaren SHKK të Kosovës, sot, nga hija dhe nëntoka po luftojnë kolegët e tyre e që janë të ndershëm në punë dhe profesionalisht në nivel. Në stafin politik nuk ka njohës të punës se si funksionon SHKK, prandaj, me vetëdije apo me vetëdije po e dëmtojnë këtë shërbim. Kurrë në SHKK nuk ka pasur më shumë klientelizëm dhe nepotizëm politik dhe familjar se që ka sot. Është fat i mirë që Kosova i ka të burgosurit më të socializuar dhe më të disiplinuar në Ballkan prandaj e kemi një gjendje relativisht të mirë.

Gjithashtu, edhe organizatat monitoruese kanë qenë shumë profesionale dhe korrekte duke dhënë kontribut të çmueshëm në mbarëvajtjen e punës të SHKK. Sipas KMDLNj -së, është një shpërputhje e madhe midis sjelljes së mirë të të burgosurve dhe realizimit të të drejtave dhe beneficioneve që iu takojnë sipas Ligjit për Ekzekutim të Sanksioneve Penale. Të burgosurit nuk përfitojnē mjaftueshëm e sidomos diskriminohen femrat dhe të miturit. Përveç nga Paneli për Lirim me Kusht, të burgosurit e Kosovës nuk kanë tjera mundësi për faktin se Presidentja e Kosovës më parë do t’ i falë të burgosurit e Ukraines se të burgosurit e Kosovës.

Së paku, deri më tani KMDLNj është i pakënaqur me punën e Komisionit për të Drejtat e Njeriut të Kuvendit të Kosovës që ka mungesë të madhe të ndjeshmërisë për të drejtat e njeriut të personave të privuar nga liria në Kosovë. Në anën tjetër, brenga kryesore e institucioneve të Kosovës duket se është akomodimi sa më i mirë i kriminelëve të blerë nga Danimarka, asnjëri nga ta shtetas i Danimarkës dhe të cilët Danimarka, nga pozita krejtësisht raciste ia shetë Kosovës për një afat 10 vjeçar, duke i diskriminuar të privuarit nga liria, shtetas të Kosovës. Një shtet me dy sisteme korrektuese, i Kosovës dhe i Danimarkës. Legalizim klasik, flagrant dhe i kundërligjshëm i diskriminimit në baza racore, thuhet në komunikatën për media e KMDLNj-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM