Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- Marović: Të angazhohemi për bashkëpunim mes Kosovës dhe Malit të Zi, në fushën e ekonomisë dhe shkëmbimit tregtar

Tet 22, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Çështjeve Evropiane të Qeverisë së Malit të Zi, Jovana Marović, të dy pjesëmarrës në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, që po mbahet këtë fundjavë në Prishtinë, zhvilluan një takim pune në margjinat e Forumit.

Në herën e saj të parë në Prishtinë, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Çështjeve Evropiane të Qeverisë së Malit të Zi, Jovana Marović u shpreh mirënjohëse për mikpritjen, duke konfirmuar marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe dypalëshe ndërmjet Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës.

Si një nga vendet e rajonit me të cilin ndajmë interesa të ndërtuara mbi vlera të përbashkëta dhe orientim dhe përkushtim për integrim të plotë evropian, kryeministri Kurti tha se krahas mbështetjes për njëra-tjetrin, duhet të angazhohemi për bashkëpunim edhe më të thellë me njëri-tjetrin, sidomos në fushën e ekonomisë dhe shkëmbimit tregtar.

Në takim u fol edhe për fillimin e ri të Procesit të Berlinit dhe rolit të tij në rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe për rëndësinë e rreshtimit të Republikës së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi me botën demokratike në vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse pas agresionit të paprovokuar dhe të pajustifikueshëm mbi shtetin e Ukrainës dhe popullit ukrainas, thuhet në komunikatën për media ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM