Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia kufitare e Kosovës ndërmerr masa aktive në parandalimin e migrimit ilegal

Tet 25, 2022

Policia e Kosovës vazhdon aktivitetet e saj në luftën kundër kontrabandimit me migrant, duke përfshirë edhe parandalimin e kontrabandimit të shtetasve të huaj, të cilët Republikën e Kosovës po e shfrytëzojnë si vend transit më pastaj për të vazhduar drejt vendeve të Bashkimit Evropian (BE-së).

Në Piken e Kalimit Kufitar Hani Elezit në hapësirat e shikimit në terminalin doganor, policia kufitare dhe dogana e Kosovës kanë arritur te identifikojnë (4) persona shtetas të huaj, meshkuj, me vite të lindjes 2005/1992/1994 dhe 1996. Të njëjtit janë gjetur të fshehur brenda në rimorkio në një kamion me targa të Maqedonisë së Veriut.

Është mësuar se migrantët ilegal kishin udhëtuar nga shtetet e lindjes, në Maqedonin e Veriut deri në Kosovë. Sipas tyre destinacioni i tyre ishte në shtetet e BE-së.

I dyshuari në këtë rast është drejtuesi i kamionit me targa makedone, shtetas i MKDV-se, mashkull viti i lindjes (1959).

Rasti është trajtuar nga njësiti i hetimeve dhe njësia e migrimit në (DRK) Lindja në Kaçanik për procedura të mëtejme, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM