Build Skills with our trainings

Sign up now!

Sveçla- Rakusan: Bashkëpunim policor mes Kosovës dhe Çekisë për të kontribuar sigurinë në rajon dhe më gjerë

Tet 26, 2022

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, gjatë qëndrimit të tij në Republikën e Çekisë, ku po merr pjesë në Ministerialin e Katërt të Procesit të Pragës, ka takuar zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës Çeke, Vit Rakusan.

Me këtë rast ministri Sveçla e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, sidomos për mbështetjen konkrete të presidencës çeke, për të shtyrë përpara procesin e liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës.

Ministri Sveçla e ka njoftuar homologun e tij me prioritetet dhe rezultatet e arritura në fushën e luftimit të krimit e korrupsionit, migrimit të paligjshëm dhe kontrabandës në përgjithësi, si dhe angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të shtyrë përpara proceset e integrimit evropian.

Ministri Rakusan përgëzoi institucionet e Kosovës për rezultatet e dukshme të arritura kohën e fundit në luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe konfirmoi përkrahjen e pa rezervë të Qeverisë së Republikës Çeke në proceset integruese, përfshirë edhe procesin e liberalizimit të vizave.

Të dy bashkëbiseduesit u dakorduam që dy vendet kanë potencial shumë të madh për të rritur bashkëpunimin në shumë fusha, me theks tek bashkëpunimi policor, shkëmbimi i informacioneve dhe fushave tjera me interes të përbashkët për të kontribuuar së bashku për sigurinë në rajon dhe më gjerë, thuhet në komunikatën për media e MPB-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM