Build Skills with our trainings

Sign up now!

Ursula von der Leyen: Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret dhe e meriton liberalizimin e vizave

Tet 27, 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në kuadër të vizitës së saj në Ballkanin Perëndimor.

Pas këtij takimi presidentja Osmani dhe presidentja e KE, von der Leyen kanë mbajtur konferencë për media.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka thënë se vendi i Kosovës është në Bashkimin Evropian dhe se Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Kosovën.

Ajo ka vazhduar duke thënë se 75 milionë euro ndihmë e menjëhershme buxhetore për Kosovën në përballimin e krizës energjetike dhe 500 milionë euro për rajonin ku Kosova mund të përfitojë me projekte konkrete në fushën e energjisë.

Dhe në fund mesazhi i presidentes von der Leyen është se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret dhe e meriton liberalizimin e vizave.

Presidentja Osmani në postimin e saj në Facebook ka falënderuar presidenten e KE, Ursula von der Leyen për këto mesazhe inkurajuese e mbështetëse për Republikën e Kosovës. Llogarisim në lidershipin tuaj përderisa ndërmarrim hapa të guximshëm drejt sundimit të plotë të ligjit dhe mbrojtjes së vlerave evropiane.

 

“Vendi i Kosovës është në Bashkimin Evropian”

 

“Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Kosovën”

 

“75 milion euro ndihmë e menjëhershme buxhetore për Kosovën në përballimin e krizës energjetike”

 

“500 milion euro për rajonin ku Kosova mund të përfitojë me projekte konkrete në fushën e energjisë”

 

“Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret dhe e meriton liberalizimin e vizave”

 

Falënderim i përzemërt për Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për këto mesazhe inkurajuese e mbështetëse për Republikën e Kosovës. Llogarisim në lidershipin tuaj përderisa ndërmarrim hapa të guximshëm drejt sundimit të plotë të ligjit dhe mbrojtjes së vlerave evropiane.

 

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM