Kompania “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë, njofton gjithë konsumatorët e vet se shërbimi i largimit të mbeturinave mund të ketë vonesa për shkak të testimit të unazës qendrore në Kryeqytet.
Për hir të transparencës se opinioit publik Kompania “Pastrimi”, njofton se shërbimi i largimit te mbeturinave është duke vazhduar sipas orarit të Planit Operativ, por nga testimi i unazës qarkore mund të ketë ndonjë vonesë eventuale të shërbimit të largimit të mbeturinave.
Kompania “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë, kërkon mirëkuptimin e qytetarëve duke premtuar se çdo vonesë e kreyerjes së shërbimit do të zëvendësohet, thuhet në komunikatën për media e Kompania “Pastrimi”.