Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti merr pjesë në hapjen solemne të panairit të produkteve vendore të Expo-Sharri në Dragash

Tet 28, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në hapjen solemne të Panarit të produkteve vendore Expo-Sharri në Komunën e Dragashit.

‘’Gëzohem shumë kur takoj ndërmarrës dhe shoh kompani vendore të orientuara kah prodhimi sepse nuk ka interes më të madh për vendin tonë se sa rritja e prodhimtarisë së kompanive tona, zgjerimi i kapaciteteve të tyre dhe depërtimi në tregje të tjera e ndërkombëtare”, u shpreh kryeministri Kurti në fjalën e tij para të pranishmëve.

Kryeministri përmendi ndihmën që Qeveria u ka ofruar bizneseve, në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, mbështetjen prej 70 milionë euro për bujqit dhe fermerët, subvencionimit të kulturave të shumta bujqësore, me theks te gruri dhe mjetet me vlerë prej 3.8 milionë euro për zhvillimin dhe promovimin e Turizmit Rural dhe  të Agro-Turizmit.

“Rritjen ekonomike prej 10.7% që shënuam vitin që lamë pas dhe rritjen e të hyrave buxhetore për 1/3 më shumë se vitin e kaluar, po rishpërndajmë përmes masave të ndryshme te qytetarët për mirëqenie, te bizneset për zgjerim, te fermerët për prodhim. Sepse të mirat shumohen atëherë kur ndahen”, tha më tej ai.

Në këtë panair i cili po mbahet për herë të parë, pas prerjes së shiritit në mënyrë solemne nga kryeministri Kurti u vizituan edhe prodhimet vendore të ekspozuara nga kjo zonë në këtë panair i cili do të jetë tradicional, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

 

Kur zyra ime më njoftoi se jam ftuar në panairin e Shoqatës së Afaristëve të Sharrit, përgjigjja ime ishte e menjëhershme. Sepse mu kujtuan bukuritë natyrore, ajri i pastër, edhe njerëzit e mirë, edhe vendimin e kisha marrë për këtë ftesë  menjëherë nga përshtypja e mirë që kam pasur sa herë kam ardhur këtu në Sharr tek ju.

 

E sot, krahas dëshirës, si kryeministër ndjej edhe përgjegjësinë që të jem bashkë me ju në hapjen solemne të Panairit të Parë të produkteve lokale të Sharrit të këtij vendbanimi pra jo vetëm të njerëzve të mirë por edhe punëtorë e prodhues.

 

Gëzohem shumë kur takoj ndërmarrës dhe shoh kompani vendore të orientuara kah prodhimi. Nuk ka interes më të madh për vendin tonë se sa rritja e prodhimtarisë së kompanive tona, zgjerimi i kapaciteteve të tyre dhe depërtimi në tregje të tjera e ndërkombëtare.

 

Prodhimi është zhvillim e pavarësi. Import i tepërt është varësi e varfërim. Eksporti është progres.

 

Në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, përpos qytetarëve kemi mbështetur edhe bizneset.

 

Përmes Masës 2.1, kemi subvencionuar 20% të kryegjësë së kredisë për bizneset prodhuese e përpunuese. Kjo masë kap vlerën prej 15 milionë euro mbështetje direkte që u ka mundësuar 207 bizneseve të investojnë mbi 87 milionë euro në zgjerim të kapaciteteve.

 

Ndërkaq, me Masën 2.4 të Pakos për Ringjallje Ekonomike, nga e cila përfituan 75 biznese, kemi ofruar mbështetje për trajnime të stafit, brendim të produkteve e pjesëmarrje në panaire jashtë vendit për të gjetur tregje të reja.

 

Pra, u kemi ndihmuar bizneseve tona vendore që të zgjerojnë kapacitetet prodhuese e përpunuese ashtu që të rritet prodhimi vendor, punësimi dhe eksporti.

 

Vitin e kaluar eksportet kanë qenë 83.6 për qind më të larta se krahasuar me vitin paraprak, 2020, e sivjet janë edhe 29.5 për qind më të larta sesa me vitin 2021. Ky trend i rritjes ka bërë që raporti ndërmjet eksportit dhe importit të përmirësohet nga gati 1:9 sa ka qenë në vitin 2019, në më pak se 1:6 këtë vit. Pritjet tona janë që ky hendek që kemi të zvogëlohet edhe më tej. Përmirësimet janë të mëdha, megjithëse graduale, teksa synimi ynë është që Kosova, me ndihmën e prodhuesve tanë, të shndërrohet në ekonomi të orientuar kah eksporti. Ne duhet aq shumë ta zhvillojmë ekonominë tonë saqë tregu ynë të jetë i vogël për prodhuesit tanë.

 

Përveç mbështetjes prej 70 milionë euro për bujqit dhe fermerët, subvencionimit të kulturave të shumta bujqësore, me theks te gruri, këtë vit kemi ndarë edhe 3.5 milionë euro për zhvillimin dhe promovimin e Turizmit Rural dhe  të Agro-Turizmit. Kurse vitin e ardhshëm, falë bashkëpunimit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe organizatave ndërkombëtare parashihen 20 milionë euro përkrahje.

 

Rritjen ekonomike prej 10.7% që shënuam vitin që lamë pas dhe rritjen e të hyrave buxhetore për 1/3, po rishpërndajmë përmes masave të ndryshme te qytetarët për mirëqenie, te bizneset për zgjerim, te fermerët për prodhim. Sepse të mirat shumohen atëherë kur ndahen.

 

Ju falënderoj për ftesën, ju përgëzoj për organizimin dhe ju uroj suksese gjithsecilit prej juve, kurse panairit jetëgjatësi.  Aty ku punohet aty do të ndihmojë qe

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM