Komuna e Prishtinës njofton se për shkak të punimeve në një segment të Rrugës “Hollger Petersen“ afër EULEX-it, kërkohet që të mos parkohen veturat nga dita e hënë, 31 tetor.
Ky parkim i veturave do të shndërrohet në korsi të rrugës, ku veturat që do të kthehen për Rrugën B, do ta kenë korsinë e veçantë.
Rruga do të trajtohet në tërësi dhe do të rregullohet një parking tjetër për vetura afër saj, thuhet në postimin në Facebook të Komunës së Prishtinës.