Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia sekuestron nëntë armë zjarri dhe dy thika në rajonin e Prishtinës

Tet 31, 2022

Gjatë tri ditëve të fundit nga zyrtarët policor, të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës, për armëmbajtje pa leje, janë shoqëruar në stacion dhjetë persona dhe janë sekuestruar nëntë armë zjarri dhe dy armë të ftohta ( thika).

Sekuestrimi i armëve është kryer në raste dhe lokacione të ndryshme.

Personat e dyshuar pas intervistimit janë proceduar më tej, konform vendimeve të prokurorit të shtetit.

Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, konform kompetencave dhe autorizimeve ligjore është e përkushtuar në ruajtjen e sigurisë, rendit dhe qetësisë publike, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM