Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mehaj shpreh mirënjohje Qeverisë së Gjermanisë për mbështetje në ngritjen e kuadrove profesionale të ushtarakëve të FSK-së

Nën 2, 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj së bashku me ambasadorin Jorn Rohde, zyrtarë dhe ushtarakë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, si dhe familjarë të kursantëve ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së certifikatave për dhjetë pjesëtarët e FSK-së, që kanë përfunduar me sukses kursin e gjuhës gjermane.

Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se me këtë rast, ka falënderuar dhe shpreh mirënjohjen e lartë për Qeverinë dhe Ambasadën e Gjermanisë për mbështetjen e vazhdueshme në ngritjen e kuadrove profesionale të ushtarakëve të FSK-së, sikur edhe me në avancimin e njohurive në gjuhën gjermane.

Nga ana e tij, ambasadori gjerman, Rohde përgëzoi kursantët për suksesin e arritur, duke theksuar se komunikimi funksional është jashtëzakonisht i rëndësishëm për pjesëmarrjen në misione jashtë vendit.

Më tej, ambasadori Rohde tha se bashkëpunimi me shtetin gjerman vazhdon të jetë i ngushtë me vendin tonë, në nivele të shumta ndërshtetërore, sidomos në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Në laboratorin e gjuhës gjermane të FSK-së, me ndihmën e shtetit gjerman, deri më tani me sukses kanë kryer kursin e gjuhës gjermane pesë gjenerata të pjesëtarëve të FSK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM