Build Skills with our trainings

Sign up now!

KMDLNj: Sjellja e infermieres ndaj të moshuares, çnjerzore dhe kriminale

Nën 2, 2022

Për KMDLNj është e papranueshme dhe në kundërshtim të plotë me moralin profesional dhe personal sjellja e stafit që e shoqëronin infermieren në këtë trajtim të dhunshëm dhe të dënueshëm që ia bënin të moshuares e cila ishte e pafuqishme të mbrohej nga sjelljet e dhunshme të infermieres.

Mungesa e monitorimit në baza të rregullta të vendeve ku vendosen të moshuarit ka krijuar komoditet te stafi andaj, të përjashtuar nga çdo përgjegjësi edhe sillen aq dhunshëm dhe aq jonjerëzishëm.

Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku, së paku një infermiere sillet në mënyrë çnjerëzore ndaj një të moshuare, ndryshe rezidente në Shtëpinë e Pleqve “Orenda” në Pejë.

Sjellja e infermieres është në kundërshtim të plotë me detyrimet profesionale,  është degradim i personit që për shërbimet e infermieres paguan çdo muaj dhe  në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut, në përgjithësi dhe të drejtat e njeriut të personave të margjinalizuar, në veçanti.

KMDLNj përshëndet reagimin e shpejtë dhe efikas të organeve të ndjekjes duke shpresuar për një hetim të shpejtë dhe profesional, pas së cilave do të caktohej përgjegjësia eventuale, gjithnjë duke u nbështetur në prova.

KMDLNj fton institucionet përgjegjëse që të monitorojnë institucionet pranuese për të moshuar dhe me nevoja të veçanta në mënyrë që të eliminohen këto raste. Edhe gjatë licencimit duhet të tregohet kujdes se kush do të pajiset me leje pune.

KMDLNj e gjykon këtë rast si shkelje e të drejtave të njeriut dhe shkelje e etikes profesionale, thuhet në komunikatën për media e KMDLNj-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM