Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti në Francë, bashkëbisedoi me përfaqësues të lartë shtetëror e institucional

Nën 12, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili po qëndron në Francë, ku po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, bashkëbisedoi me përfaqësues të lartë shtetërorë e institucionalë.

Mbështetja për programet sociale të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u diskutua me z.Carlo Monticelli, Guvernator i Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës (Council of Europe Development Bank).

Me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kroacisë, Gordan Grliq Radman, Kryeministri Kurti diskutoi për marrëdhëniet bilaterale në mes të dy vendeve, si dhe mundësitë konkrete të thellimit të bashkëpunimit.

Situata gjeopolitike në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në Evropë, ishte në qendër të bisedës me ish-nën Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Jean-Marie Guéhenno.

Duke diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe çështje tjera aktuale, Kryeministri Kurti ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për sundimin e ligjit dhe ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend dhe rajon, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM