Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas sulmit terrorist në Taksim të Stambollit ku mbetën të vrarë 6 qytetarë dhe 53 u lënduan.
Presidentja Osmani në postimin e saj në Twitter ka thënë se Kosova qëndron me popullin e Turqisë gjatë kësaj kohe të vështirë.
“E pikëlluar thellësisht nga lajmi i shpërthimit të tmerrshëm në zemër të Stambollit sot.
Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e viktimave dhe të gjithë të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Ne qëndrojmë me popullin e Turqisë gjatë kësaj kohe të vështirë”.