Prersidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas lajmit se se dy raketa ruse kanë rënë brenda territorit të Polonisë, duke shkaktuar vdekjen e dy personave.
Presidentja Osmani në postimin e saj në Twitter ka thënë se ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me aleatët tanë polakë dhe të NATO-s pas sulmit të natës së sotme dhe shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e viktimave.
Uniteti i botës demokratike kundër luftës brutale të Putinit në Ukrainë mbetet i palëkundur.






