Build Skills with our trainings

Sign up now!

MSh: Buxheti 2023 është buxhet i shëndetësisë

Nën 18, 2022

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se buxheti i vitit 2023 në shumën prej 296 milionë euro për shëndetësisë është buxheti më i lartë historik.

Ai do të sigurojë mbulimin e listës së barnave esenciale ku janë buxhetuar 60 milionë euro kjo e shoqëruar me punën që tashmë ka nisur për revidimin e listës së re të barnave esenciale që do të ketë standarde të reja me kriteret e garantimit të cilësisë optimale.

Përmirësimin e infrastrukturës dhe shtimin e pajisjeve mjekësore, për avancimin e cilësisë dhe zgjerimin e shërbimeve të reja.

Vijimin e investimeve në spitale dhe qendra shëndetësore

Ngritjen profesionale dhe edukimin e vazhdueshëm profesional, si synim që do të realizohet përmes këtij buxheti për specializime, subspecializime, hulumtime shkencore e sjellje të ekspertizës nga vendet e tjera.

Rritjen e buxhetit për Grantin Specifik për shëndetësi për kujdesin parësor shëndetësor, duke shtuar edhe 300 pozita të reja për profesionistë shëndetësor.

Planifikimin për herë të parë në ndarjen e pakove të veçanta për nënat dhe fëmijët në Klinikën e Obstetrikës dhe Gjinekologjisë dhe pakoja mbështetëse për pacientet në Klinikën e Onkologjisë të prekur nga kanceri.

Financimin dhe një seri aktivitetesh e veprimtarish që parashikohen të ndërhyjnë në transformimin e gjendjes dhe rritjen e cilësisë së vendimeve e shërbimeve edhe në AKPMM, IKShPK dhe bashkëpunimet ndërkombëtare.

Shtimin edhe të 100 pozitave të reja në kujdesin dytësor dhe tretësor shëndetësor për profesionistë shëndetësor të cilat duhet të shfrytëzohen për sektorët deficitarë dhe për të plotësuar ato shërbime mjekësore që janë në mungesë për shkak të burimeve njerëzore.

Financimin e 42 pozitave të reja për inspektorët shëndetësor dhe farmaceutik, për të avancuar në synimin tonë në mbikëqyrjen e sigurimit të cilësisë e shërbimeve shëndetësore, thuhet në postimin në Facebook të MSh-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM