Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia: Parandalohet një rast kontrabande me mallra

Nën 18, 2022

Policia e Kosovës në vazhdën e aktiviteteve të shtuara për luftimin e kriminalitetit, me theks të veçantë kontrabandës në pjesën veriore të vendit, ka vazhduar aktivitetet në institucione tjera përgjegjëse.

Kështu në pjesën veriore është vërejtur një automjet me të cilin dyshohej se po kryhej kontrabandë me mall, me ç‘rast automjeti është përcjellë dhe më pas është ndaluar nga policia. Gjatë kontrollit të tij është vërejtur se është i ngarkuar me një sasi lëngu, që dyshohet të jetë alkool medicinal.

Automjeti drejtohej nga një mashkull kosovar dhe i njëjti është sjellë në Stacionin Policor Mitrovicë Jugu. Rasti është trajtuar në koordinim me organet e drejtësisë dhe më pas është referuar për trajtim së bashku me mallin e konfiskuar tek Dogana e Kosovës.

Policia e Kosovës në bashkëpunim edhe me Doganën e Kosovës do të vazhdojnë aktivitetet e përbashkëta me qëllim të parandalimit të krimit dhe kontrabandës së mallrave, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM