Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia: Parandalohet një rast kontrabande me mallra, në vlerë rreth 14.000 euro

Nën 19, 2022

Në vazhdën e aktiviteteve të shtuara për luftimin e kriminalitetit, me theks të veçantë kontrabandës në pjesën veriore të vendit, janë shtuar aktivitetet policore dhe institucioneve tjera përgjegjëse.

Gjatë patrullimit dhe vëzhgimit të terrenit në Mitrovicë, është pikasur një automjet transportues (furgon) me targa vendore me të cilin dyshohej se po kryhej kontrabandë me mallra.

Policia ka arritur ta ndalojë automjetin të cilin e drejtonte një mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit, të ngarkuar në automjet janë gjetur 1040 pako me gjëra ushqimore më vlerë rreth 14.000 euro.

Malli dyshohet që është i kontrabanduar, andaj rasti është adresuar te Dogana e Kosovës që të trajtohet më tej.

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës do të vazhdojnë aktivitetet e përbashkëta me qëllim të parandalimit të krimit dhe kontrabandës së mallrave, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM