Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se ushtaret tona me sukses kanë përfunduar trajnimin tre mujor për Operacione Paqeruajtëse, i cili është mbajtur në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se Republika e Kosovës ishte pjesëmarrëse në mesin e 15 shteteve tjera, me të cilët pjesëtaret tona patën mundësi të ndajnë përvojat më të mira dhe të përfundojnë me sukses trajnimin.
Trajnimet e tilla për misione paqeruajtëse do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, duke aftësuar kështu edhe gjenerata të tjera të ushtarakve tona.
Ne do të shikojmë mundësitë për të thelluar bashkëpunimin në të ardhmen me Emiratet e Bashkuara Arabe, në fushën e sigurisë dhe në ruajtjen e paqes.






