Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia parandalon kontrabandë me mallra nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia

Nën 20, 2022

Policia e Kosovës, në këtë rast zyrtarët policor kufitar në vazhdën e zbatimit të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet operativo-taktike në teren, ku në dy raste të ndara kanë parandaluar futjen e mallrave të kontrabanduara në Republikën e Kosovës.

Në rastin e parë njësia policore e taskë forcës nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje, në fshatin Komogllav në drejtim të fshatit Gërlic ka vërejtur duke qarkulluar në rrugë automjetin e dyshuar Opel Astra (me targa lokale), gjatë kontrollit është vërejtur se kishte të ngarkuar mjaltë për të cilën nuk kishte asnjë dokument për origjinën dhe përmbajtjen e saj.

Gjatë kontrollit në automjetin e ndaluar kishte pasur të ngarkuar mjaltë me përbërje të dyshimtë, cila dyshohet të jetë kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut.

Në total kanë qenë 37 paketime me nga 12 kavanoza me peshë nga 720Gr.

37 x 12 = 444 Kavanoza

444 x 720Gr = 319.680Kg

Personi i dyshuar është shoqëruar për intervistim, për të vazhduar me procedurat e mëtejme.

Ndërsa në rastin e dytë po ashtu sot, zyrtarët policor dhe doganorë në pikën e kalimit kufitar Dheu i Bardhë, pas dyshimit të shfaqur kanë ndërmarrë masa të nevojshme duke bërë profilizimin dhe kontrollin në vijën e dytë të një veture dhe si rezultat i kësaj është parandaluar një rast i futjes ilegale të mallrave me akcizë – pijeve aloolike.

Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur artikuj:

  • 60 litra alkool 40%, Zhollta,
  • 14 litra alkool 38%, Ouzo Tsantali
  • 6 litra alkool 40%, Stomaklia.

Pas kryerjes së procedurave fillestare, rasti është proceduar nga Dogana e Kosovës. Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës do të vazhdojnë bashkëpunimin dhe koordinimin në luftimin dhe parandalimin e kontrabandës së mallrave, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM