Build Skills with our trainings

Sign up now!

Krasniqi përfundon vizitën zyrtare në SHBA me homazhe pranë varreve të vëllezërve Bytyqi

Nën 21, 2022

Pasi e nisi vizitën e tij zyrtare në nderim të heronjve amerikanë në Arlington në Washington DC, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka përfunduar sot vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke nderuar me homazhe në Yonkers të New Yorkut, heronjtë shqiptarë, vëllezërit Bytyqi.

“Bashkë me vëllain e tyre, Ilirin, si dhe bashkëluftëtarë të tyre nga Batalioni “Atlantiku”, nderuam guximin heroik dhe sakrificën e Mehmetit, Agronit dhe Yllit. Vëllezërit Bytyqi janë shembull i atdhedashurisë. Në kohët më të vështira për Kosovën dhe popullin tonë, me bekimin e prindërve të tyre, ata lanë rehatinë e jetës në SHBA dhe morën rrugën e lavdisë për çlirimin e vendit, duke iu bashkuar radhëve të UÇK-së”, tha Krasniqi.

 

“Ndërkaq, Kosova dhe institucionet tona nuk duhet të ndalen së kërkuari drejtësi, deri kur kriminelët serbë të marrin dënimin e merituar për vrasjen e vëllezërve Bytyqi! Lavdi e përjetshme!”, tha Krasniqi.

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi tha se populli i Kosovës do t’i jetë përjetësisht mirënjohës familjes Bytyqi për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në çlirimin e Kosovës, thuhet në komunikatën për media e PDK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM