Build Skills with our trainings

Sign up now!

IKShPK: Situata në zonat e vërshuara, nuk i plotësojnë standardet e kërkuara të ujit të pijshëm

Nën 22, 2022

Instituti Kombëtari Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se në mostrat e mbledhura sot në të gjithë vendin, uji i sistemeve të goditura nga shirat dhe përmbytjet, ka ende vlerë të shtuar të turbullirës në ujin e pijshëm. Edhe sot impiantet e trajtimit të ujit punojnë me kapacitet të redukuar ose janë jashtë funksionit dhe për pasojë shumë zona mbeten pa furnizim 24 orë.

Në mostrat e analizuara nga të njëjtat sisteme, nga analizat laboratorike fiziko-kimike rezulton vlerë e ngritur e turbullirës që i kalon vlerat standarde të lejuara. Parametra të tjerë fiziko-kimikë rezultojnë në lëkundje në varësi të vlerave të turbullirës.

Nga mostrat laboratorike mikrobiologjike të përpunuara deri më tani, disa nga ato rezultojnë me baktere koliforme dhe si të tilla nuk janë brenda standardeve të parapara.

Uji nga këto sisteme nuk i plotëson standardet e kërkuara të ujit të pijshëm.

Në zonat me burime nëntokësore dhe sistemet që nuk u prekën nga reshjet, monitorimi vijon edhe sot dhe ekipet në teren raportuan se analizat laboratorike fiziko-kimike dhe bakteriologjike janë brenda standardeve për ujin e pijshëm.

IKSHPK / Qendra e Ujit rekomandon të gjitha Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) me qëllim të stabilizimit të furnizimit:

përdorimi/shfrytëzim i burimeve të paprekura

furnizimi me autobote/cisterna me ujë të pijshëm

riparimi dhe zhbllokimi i pusetave

riparimi i dëmtimeve në rrjetin shpërndares

kujdes i shtuar në procesin e trajtimit dhe dezinfektimit

IKSHPK / Qendra e Ujit vazhdon monitorimin e ujit për pije dhe përcjelljen e situatës epidemiologjike në këto zona.

IKSHPK / QU vazhdon bashkëpunimin me të gjitha KRU në stabilizimin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe normalizimin e situatës, thuhet në postimin në  në Facebook të IKSHPK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM