Pas një pune intensive operative- hetimore , zyrtaret policor te Sektori i Hetimeve Rajonale të Prizrenit nën mbështetje edhe të njësive tjera policore, kanë lokalizuar vendqëndrimin e tyre dhe kaneë arrestuar të dyshuarit A.H. ( 43 vjeç ) ,A.R. ( 34 vjeç ) dhe E.M.( 37 vjeç) për shkak të ekzistimit të dyshimit të arsyeshëm për kryerje të veprave penale te “ FAJDE”,” KANOSJA”, dhe “ DETYRIMI”.
Arrestimi i të dyshuarave është bërë pas aplikimit të masave të fshehta teknike të përgjimit dhe të vëzhgimit.
Me urdhër verbal të Prokurorit të Shtetit dhe në prezencë të avokatit mbrojtës, është kryer edhe kontroll në objektet e banimit të personave të dyshuar me ç ‘rast janë sekuestruar dëshmi –dokumente relevante që mbështesin dyshimet për përfshirjen e tyre në kryerje të këtyre veprave penale.
Me aktvendim me shkrim te Prokuror i Shtetit ,tre te dyshuarave u shqiptohet masa e ndalimit policor prej 48 orë, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.






