Build Skills with our trainings

Sign up now!

Nagavci: MASHTI vazhdon mbështetjen për studentët

Nën 23, 2022

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se kanë nënshkruar vendimin për ndarjen e 43 bursave për studentët e doktoratës të cilët studiojnë në top 500 universitetet botërore.

Me këtë vendim, të gjithë studentët e përzgjedhur do të përfitojnë bursa në shumë prej 8 mijë e 500 eurosh.

Nagavci në postimin e saj ne Facebook ka thënë se me këtë bursë po përkrahim të rinjtë e të rejat në zhvillimin e tyre akademik e profesional, të cilët këto do t’i kthejnë në avansimin e politikave dhe zhvillimin e vendit.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit vazhdon zotimin e përvitshëm të mbështetjes së këtyre studentëve dhe të tjerëve gjatë ditëve në vijim.

 

Për studentët tanë, me studentët tanë, më shumë përkrahje e më shumë mundësi!

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM