Ministria e Kulturës njofton se Filharmonia e Kosovës do të përmbyllë aktivitetin për muajin nëntor me pjesëmarrjen në koncertin “Dua më shumë Shqipërinë” i cili do të mbahet më 26.11.2022 prej orës 19:00 në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.
Kori i Filharmonisë do t’i bashkohet Korit dhe Orkestrës së Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit – Tiranë në drejtimin e dirigjentit Dritan Lumshi dhe me pjesëmarrjen e solistëve: Josif Gjipali, Kastrito Tusha, Vikena Kamenica, Adelina Paloja, Besa Llugiqi, Liridon Sadriu dhe Xheilo Hyseni.
Në dhjetor Filharmonia do sjellë një program të pasur me katër prezantime brenda dhe jashtë Kosovës, thuhet në postimin në MKRS-së.






