Build Skills with our trainings

Sign up now!

MAShTI: Nagavci dhe Haxhiu fillojnë fushatën, “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës ndaj gruas” me vizitë në një shkollë

Nën 25, 2022

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kanë filluar aktivitetet e fushatës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës ndaj gruas”, me vizitë në shkollën fillore të mesme të ulët “Faik Konica” në Prishtinë, me ç’rast bashkëbiseduan me nxënës, mësimdhënës dhe menaxhmentin e shkollës për rëndësinë e kultivimit të vlerave, qëndrimeve dhe marrëdhnënieve të shëndosha ndërpersonale.

Ministrja Nagavci tha se është kënaqësi e veçantë të nis ditën duke parë aktivitetet e jashtëzakonshme të nxënësve të kësaj shkolle, ndërsa kërkoi që aktivitete të ngjashme të zgjerohen edhe në shkollat tjera.

Gjatë diskutimit me nxënës, ministrja Nagavci tha se është tepër e rëndësishme që të ngritet vetëdija e shoqërisë për raportimin e rasteve të dhunës sepse vetëm në këtë mënyrë mund të minimizohen dukuri të tilla.

Ndërsa, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu theksoi nevojën për organizmin e aktiviteteve të tilla vetëdijësuese dhe zgjerimin e tyre edhe në shkolla të tjera.

Ajo tha se, duke bashkëbiseduar për fenomene që e dëmtojnë shoqërinë i kontribuojmë një të ardhmeje të shëndoshë.

Me rastin e shënimit të 25 Nëntorit-Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, do të mbahen aktivitete të shumta vetëdijësuese edhe në fushën e arsimit.

Me vendim të ministres Nagavci, sot ora e parë e mësimit do t’i dedikohet parandalimit të dhunës ndaj gruas, me pëmbajtje në përputhje me grupmoshat e nxënësve, thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-t.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM