Build Skills with our trainings

Sign up now!

Arrestohen tre të dyshuar për trembëdhjetë raste të vjedhjeve

Nën 26, 2022

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor në Viti pas një pune mirë të organizuar operacionale sot me datën 25.11.2022 kanë arrestuar tre të dyshuar kosovar N.S. (1997), A.Q. (2004) dhe S.Q. (2004).

Arrestimi i tre të dyshuarve nga ana e hetuesve policor është bërë pasi që është arritur të sigurohen prova të mjaftueshme se të njëjtit dyshohet se në periudha të ndryshme kohore kanë kryer trembëdhjetë (13) raste të ,,Vjedhjeve’’ dhe ,,Vjedhjeve të rënda’’ në disa fshatra të komunës së Vitisë.

Tek të dyshuarit si prova materiale për Gjykatë janë siguruar dëshmi të shumta të sendeve të cilat dyshohet se janë të vjedhura të cilat janë konfiskuar dhe në ditët në vazhdim do te ju kthehen pronarëve legjitim

Të njëjtit pas arrestimit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.

Në lidhje rastit është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që tre të dyshuarit të ndalet në mbajtje për 48 orë për veprën penale ,,Vjedhje’’ dhe ,,Vjedhje e rëndë’’ dhe rasti me kallëzim penal do të procedohet në Prokurorinë Themelore Gjilan, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM