Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj për nder të 28 nëntorit së bashku me presidenten e Repulikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe me komandantin e FSK-së , Gjenerallejtnant Bashkim Jashari bën nderime tek varrezat në kompleksin memorial në Prekaz, e më pas u pritën në takim nga Rifat Jashari.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se data 28 nëntor është festë e trefishtë për ne: Dita e pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe dalja publike në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Llaushë të Drenicës.
Të trija këto, ishin të së njejtës frymë, të së njëjtës rrugë dhe të së njejtit ideal.