Build Skills with our trainings

Sign up now!

Studentët e kolegjit AAB krijojnë printer 3D

Maj 12, 2016

Studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB kanë krijuar një printer tredimensional me pjesë të blera jashtë vendit.

Sipas një njoftimi të publikuar nga Kolegji AAB thuhet se projekti i krijimit të printerit 3D është realizuar nën mbikëqyrjen e dekanes së Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të këtij kolegji, Blerta Prevalla dhe profesorit Ermir Rogova.

 “Projekti për krijimin e printerit 3D ka filluar më herët, sepse ideja ishte që të mos merret i gatshëm, por të porositen të gjitha pjesët përbërëse të tij dhe i njëjti të krijohet nga studentët e këtij fakulteti”, ka thënë Blerta Prevalla.

Sipas saj, ky printer do t’iu shërbejë studentëve për të provuar aftësitë e tyre në dizajnimin dhe modelimin e strukturave të ndryshme tredimensionale.

Printerët 3D shërbejnë për ta shndërruar një objekt të projektuar në objekt fizik me dimensione reale, zakonisht duke përdorur materialin e plastikës ose të metalit.

Përderisa në Kosovë përdorimi i printerëve tredimensional ka filluar kohëve të fundit, nëpër vendet e zhvilluara të botës përdorimi i tyre po rritet dita-ditës.

Teknologjia e prodhimit të objekteve tredimensionale është përdorur nga fillimi i viteve 80′ nga kompania Ford Motor. Atë kohë kjo teknologji përdorej nga inxhinierët, të cilët i printonin maketet e objekteve që projektonin.

Printerët tredimensional përdoren nga kompanitë Boeing dhe General Electric, të cilat prodhojnë pjesë avionash në materiale plastike apo karboni dhe nga kompania Organovo për krijimin e pjesëve organike.

Këto lloj printerësh kanë gjetur zbatim edhe në mjekësi për të krijuar modelet e organeve. Së fundmi, hulumtuesit në Wallenberg Wood Sience Center, në Suedi e kanë krijuar një bioprinter 3D që mund të krijojë kërce për hundë, veshë dhe gjunjë, duke përdorur ngjyrë që përmban qeliza të njeriut.

Sipas ekspertëve, në të ardhmen teknologjia e printimit në 3D do t’i shërbejë njeriut për të ndërtuar objekte në periudha të shkurtra kohore, për të cilat atij do t’i duheshin vite. Pritet që nga viti 2020 të ardhurat nga kjo teknologji të arrijnë shifrën prej 8.6 miliardë dollarë në vit.

/Teuta Berisha –  Vajzat Ngrisin Zërin/

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM