Build Skills with our trainings

Sign up now!

Sveçla: Për Policinë e Kosovës trajtimi i rasteve të dhunës mbetet prioritet

Nën 29, 2022

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka marr pjesë në takimin e organizuar nga Ministria e Drejtësisë, në kandër të fushatës: “16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës Me Bazë Gjinore”.

Me këtë rast, ministri Sveçla theksoi se, pavarësisht çdo rrethane, ky nuk është një problem privat që kërkon zgjidhje a pajtim mes palëve por kërkon trajtim të shpejtë dhe efikas nga të gjithë akterët shtetëror. Për fat të keq, sa herë është provuar të ndodhë kjo e para, pra të trajtohet si problem privat e të pajtohen palët, gruaja është vrarë.  

“Gjatë vitit 2021, janë raportuar 2456 raste të dhunës në familje, kurse deri në nëntor të këtij viti janë raportuar 2270 Mjafton të vështrohen viktimat sipas gjinisë në këto raste, për të kuptuar urgjencën me të cilën dhuna në baza gjinore duhet të trajtohet. Prej 2270 rasteve gjatë këtij viti, 1901 viktima janë vajza dhe gra”, tha ministri Sveçla. 

Ai tha se kjo gjendje është një realitet i padëshiruar por është edhe thirrje për reflektim e angazhim kolektiv që të mos kemi as edhe një viktimë më shumë. 

Ministri Sveçla vuri në dukje se bashkë me Policinë e Kosovës, jemi angazhuar dhe të  përkushtuar që këtë dukuri shqetësuese ta trajtojmë  me seriozitet dhe prioritet, gjithnjë në bashkërendim të aktiviteteve dhe në  një front të përbashkët me institucionet përgjegjëse, partnerët tanë, shoqërinë civile dhe në bashkëpunim të vazhdueshëm me qytetarët.

“Në kuadër të Policisë së Kosovës janë ngritur sektor dhe njësi të veçanta me personel të trajnuar për t’i ofruar viktimave të dhunës në familje mbrojtje, siguri dhe shërbimet e nevojshme. Ajo vepron në nivel Qendror në kuadër të Sektorit të dhunës në familje, në nivel rajonal me autorizimin e zyrtarëve të caktuar për trajtimin e rasteve të dhunës në familje dhe në nivel lokal në kuadër të stacioneve policore”, theksoi ministri Sveçla. 

Në fund ministri Sveçla theksoi se duke pasur parasysh që dhuna në familje dhe ajo me bazë gjinore janë fenomene në rritje, bashkëpunimi mes të gjithë akterëve institucional është jetik andaj duhet të thellohet edhe më shumë që secila vajzë dhe secila grua të jetojë dhe veprojë në vendin tonë e lirë dhe e sigurtë, thuhet në komunikatën për media e MPB-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM