Build Skills with our trainings

Sign up now!

Vërtetohet aktgjykimi dënues ndaj të akuzuarit Geci, me burg në kohëzgjatje prej tre vjet e gjashtë muaj

Nën 30, 2022

Me aktgjykimin e Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës së Apelit, janë refuzuar si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, të përfaqësuesit të palës së dëmtuar avokati S.D., si dhe ankesa e të akuzuarit dhe mbrojtësit të tij, ndërsa është vërtetuar aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë.

Me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë P.nr.9/18 të datës 20.08.2021, ishte shpallur fajtor i akuzuari Gani Geci për shkak të veprave penale Vrasje e kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore nga neni 180 par.1 të KPRK-së dhe Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPRK-së, ashtu që ndaj të akuzuarit është shqiptuar dënim unik me burg në kohëzgjatje prej 3 (tre) vite dhe 6 (gjashtë) muaj.

Sipas aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, aktgjykimi i ankimuar nuk është përfshirë me shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale, apo shkelje tjera e të cilët kishin me kushtëzua anulimin e detyrueshëm të aktgjykimit dhe se gjendja faktike është vërtetuar në mënyrë të drejtë dhe të plotë. Kurse, në raport me vendimin mbi dënimin, meqenëse ankesat nuk kanë parashtruar ndonjë fakt të ri ankimor, kolegji i Gjykatës së Apelit është pajtuar me vlerësimin e  gjykatës së shkallës së parë në raport me rrethanat që ndikojnë në caktimin e llojit dhe lartësisë së dënimit, thuhet në faqen zyrtare të Gjykatës së Apelit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM