Build Skills with our trainings

Sign up now!

Uro dhe dhuro për fëmijët e SOS Fshatit

Nën 30, 2022

SOS Fshati njofton se në këtë fundvit, si çdo vit tanimë kanë filluar me fushatën e kartolinave, fushatë kjo që kontribuon në kujdesin dhe mirëqenien e fëmijëve pa përkudjes prindëror dhe në rrezik të braktisjes.

Viti i Ri është festa e urimeve dhe dëshirave më të mira, shoqërimit, argëtimit, dhe shkëmbimit të dhuratave të ndërsjella. Kësaj feste njëkohësisht dhe në mënyrë të njëjtë i gëzohen të gjitha brezat: fëmijët, të rinjtë, si dhe të moshuarit, sikur ata që presin dhuratat, ashtu edhe ata që me kënaqësi i përzgjedhin dhe i dhurojnë ato.

Për këto festa të fundvitit, shkruajuni atyre që kanë lënë gjurmë në jetën e juaj përmes kartolinave të fundvitit të SOS Fshatrave. Zgjidhni motivin nga katalogu ynë, shpërndaj dashni e shpresë për këtë fundvit. #Uro familjen, miqtë e kolegët e punës dhe #dhuro për fëmijët, thuhet në postimin në Facebook të SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë.

 

Për të porositur kartolinat ju mund të na:

 

Shkruani/thirrni në numrin +38344160893,

 

konakatoni në emailin 𝐬𝐡𝐩𝐞𝐧𝐝.𝐣𝐮𝐧𝐢𝐤𝐮@𝐬𝐨𝐬𝐤𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚.𝐨𝐫𝐠, ose

 

Të na shkruani në rrjetet tona sociale (Facebook/Instagram); dhe mund të na vizitoni personalisht në SOS Fshat në Velani dhe të zgjidhni kartolinat dhe të dhuroni në misionin tonë.

 

E çmimi i një kartolinë vazhdon të jetë simbolik për vetëm 𝟎.𝟖𝟎 𝐜𝐞𝐧𝐭.

 

#UroEDhuro sepse pak nga ju vlen shumë për ne!

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM