Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Nenad Rasic, ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Kryeministri Kurti e uroi Rasic për detyrën dhe përgjegjësitë e reja institucionale në Republikën e Kosovës, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.