Gjatë vizitës zyrtare në Vjenë, ministri i Financave, Hekuran Murati u takua me ministrin e Çështjeve Sociale, Shëndetësisë, Kujdesit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit të Austrisë, Johannes Rauch, ku diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në mes të dy vendeve në fushën e politikave sociale.
Përgjatë takimit, ministrat diskutuan për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje bilaterale për koordinimin e sigurimit social, e cila do të mundësonte eskportimin e pensioneve dhe njohjen e periudhave të sigurimi në mes të dyja shteteve.
Gjithashtu, ministri Murati e njoftoi ministrin Rauch lidhur me masat e ndërrmarra nga Qeveria e Kosovës me qëllim të lehtësimit të përballjes me inflacionin dhe krizën energjetike nga grupet e cenueshme të shoqërisë.
Në anën e tij, ministri Rauch shprehu gatishmërinë e tij për bashëpunim ndërshtetëror në fushën e politikave sociale dhe arritjen e një marrëveshjeje për sigurime sociale, me ç’rast u dakorduan për vazhdimin e kontakteve dhe shqyrtimin e hapave të nevojshëm, thuhet në komunikatën për media e MFPT-së.