Build Skills with our trainings

Sign up now!

MAShTI shënon Ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuar

Dhj 3, 2022

Me rastin e 3 Dhjetorit – Ditës ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuar, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, bashkë me përfaqësues të Handikos, ka qëndruar në një orë mësimore në shkollën “Qamil Batalli” në Prishtinë, ku mësuesja e klasës ishte duke e trajtuar temën e Aftësisë së Kufizuar.

Me vendimin e ministres Nagavci, në të gjitha shkollat e Kosovës, të premten ora e parë e mësimit i është kushtuar kësaj teme me qëllim vetëdijësimin e nxënësve mbi të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.

Me këtë rast, ministrja Nagavci u shpreh e lumtur pasi që dëgjoi nga nxënësit se janë të gatshëm të ndihmojnë personat me aftësi të kufizuar kudo që i takojnë, pasi që tha se nxënësit tashmë e kanë kuptuar se sa e rëndësishme është kjo ndihmë dhe se personat me aftësi të kufizuar janë pjesë e shoqërisë sonë.

Qeveria e Kosovës e ka shpallë vitin 2022 Vit të Aftësisë së Kufizuar, ndërsa ndër veprimet që janë ndërmarrë është punësimi i 500 asistentëve për këta fëmijë deri në fund të vitit 2023, ndarja e buxhetit për Sintezën Vokale për personat e verbër, e cila mund të përdoret nga viti i ardhshëm, ndërsa është në proces të akreditimit programi për aftësimin e personave që njohin gjuhën e shenjave, thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-t.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM