Build Skills with our trainings

Sign up now!

Sveçla demanton deklaratat e Vucic-it, propaganda e tij më nuk gjenë adresë, askund

Dhj 10, 2022

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke iu përgjigjur deklaratave të presidentit të Serbisë, ka vënë në dukje se Aleksandar Vucic, ish-ministri i propagandës në kohën e Milosevic-it, në mungesë të çdo preteksti e arsyetimi për veprimet kriminale të grupeve që dirigjon, i është kthyer rolit kryesor të mëhershëm, atij të propaganduesit. 

“Një nga gënjeshtrat e tij të shumta ka të bëj me plagosjen e zyrtarit policor Ekrem Neziri se kinse është lënduar nga xhamat në sulmet ndaj zyreve të KKZ-së në Mitrovicën e Veriut”, ka theksuar ministri Sveçla.

Ministri Sveçla konfrimon se sulmet ndaj zyrave të KKZ-së kanë ndodhur me datë 6 dhjetor, ndërsa sulmi me armë zjarri ndaj zyrtarit policor Ekrem Neziri ka ndodhur me datë 8 dhjetor në fshatin Serbovc, mes Zveçanit dhe Leposaviqit. Për këtë ka edhe pamje (fotot bashkëngjitur), ka edhe dëshmitarë nga KFOR-i, që kanë shkuar në vendin e ngjarjes, si dhe raporti mjekësor që e dëshmon këtë. 

“Këto të pavërteta dhe shumë të tjera janë përpjekje të dështuara të Vuçiq, që kanë për qëllim të kamuflojnë sulmet e grupeve të tij kriminale. Policia e Kosovës asnjëherë të vetme nuk ka terrorizuar apo sulmuar asnjë qytetar, aq më pak për shkak të përkatësisë etnike. E vërteta është se grupet kriminale të dirigjuara nga Vuçiq kanë shtënë për t’i eliminuar zyrtarët tanë policor si dhe kanë sulmuar brutalisht e terrorizuar qytetarët tanë”, thekson ministri  Sveçla në këtë reagim.

Ai ka thënë se propaganda e tij më nuk gjenë adresë, askund. 

Ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla ka përmbyll reagimin e tij duke thënë se ne do të vazhdojmë dhe do të qëndrojmë, për të gjithë qytetarët pa dallim e për shkatërrimin e të gjitha grupeve kriminale që dirigjon propaganduesi Vucic dhe jo vetëm, thuhet në komunikatën për media e MPB-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM