Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka uruar përvjetorin e katërt të formimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Mehaj në postimin në Facebook ka thënë se përkundër sfidave të ndryshme, rrugëtimi ynë me vizion të qartë është i pandalshëm drejtë synimit tonë, ushtri me ushtarakë me moral të lartë, të arsimuar, stërvitur, të pajisur dhe të gatshëm për realizimin e misionit të shenjtë në mbrojtje të Atdheut dhe qytetarëve tanë.
Ushtri e ndërtuar, zhvilluar dhe avancuar mbi gjakun, djersën e mundin e heronjve , dëshmorëve e martirëve të kombit ndër breza.
Urime qytetarë të dashur!
Urime ushtarakë, ju gardianë të Lirisë e Republikës sonë!