Build Skills with our trainings

Sign up now!

MSh: Qytetarë para përdorimit patjetër vloni ujin, si masë e sigurisë bakteriologjike

Jan 24, 2023

Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët që uji para përdorimit patjetër të vlohet si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse për të parandaluar shpërthimin e epidemive hidrike.

Kjo procedurë e vlimit të ujit është aq e thjeshtë dhe e zakonshme, por e domosdoshme për të parandaluar shpërthime epidemike.

Të shfrytëzohen resurset e sigurta ose uji i ambalazhuar.

Si pasojë e vërshimeve në pjesën më të madhe të vendit tonë situata me ujë të pijes është vështërsuar dukshëm.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka ngritur nivelin e gatishmërisë me të gjitha institucionet përkatëse.

Ekipet e Institutit Kombëtar po vazhdojnë me vigjilencë të shtuar dhe janë në monitorim të pandërprerë të ujit të pijes.

Të gjitha QRSHP në Kosovë janë në gjendje gatishmërie me ekipe kujdestare pa ndërprerë me specialistët e ekologjisë humane dhe epidemiologjisë dhe po monitorojnë situatën epidemiologjike e cila është në kontroll dhe nuk ka raste të dyshimta të sëmundjeve ngjitëse si pasojë e vërshimeve.

Duke pasur parasysh se janë regjistruar vlera të shtuara të turbullirës në shumë burime, si pasojë ka vështirësi në trajtim të ujit në zonat me të dhënat e përditësuara (24 Janar 2023):

KRU “Prishtina”- Rajoni Prishtinë: Fabrika në Shkabaj mbetet jashtë funksionit.

Fabrika në Drenas ka ndërprerë trajtimin e ujit për shkak të turbullirës.

Për shkak të uljes së kapacitetit prodhues janë duke u zbatuar restriksione në tërë zonat e shërbimit të KRU-Prishtina.

Të gjitha mostrat e testuara në laboratorët e IKSHPK janë brenda standardeve për ujë të pijshëm sipas Udhëzimit Administrativ Nr.10/21 për cilësi dhe konsum human.

Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,2mg-0,3mg/L.

Rekomandohet që uji para përdorimit të vlohet.

KRU “Mitrovica”- Rajoni Mitrovicë: Fabrikat në Shipol- Mitrovicë dhe në Balicë- Vushtrrisë janë në funksion të plotë me trajtimin e ujit.

Në mostrat e grumbulluara, analizat laboratorike fiziko-kimike dhe bakteriologjike rezultojnë brenda standardeve.

Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,3mg-0,5mg/L në Mitrovicë, Vushtrri.

Në Skenderaj mostrat e ujit nuk i përgjigjen standardeve të ujit të pijshëm.

Rekomandohet që uji patjetër të vlohet para përdorimit.

Për shkak të vërshimeve uji i puseve nuk është i sigurt dhe duhet patjetër të vlohet para përdorimit.

KRU “Hidrodrini”- Rajoni i Pejës: burimin Drini i Bardhë –Radavc dhe burimi Shkozë, Junik.

Turbullira vazhdon me qenë prezente në burimet Burimi Drini i Bardhë-Radavc dhe burimi Shkozë-Junik.

Rekomandohet që uji patjetër të vlohet para përdorimit.

Ndërsa për shkak të vërshimeve dhe prurjeve në burime, është ndërprerë furnizimi me ujë nga burimi Jarinë – Klinë dhe tani furnizimi bëhet vetëm nga fabrika e ujit në Klinë. Mostrat e ujit nuk i përgjigjen standardeve të ujit të pijshëm.

Rekomandohet që uji patjetër të vlohet para përdorimit.

Burimi i Istogut paraqitet akoma me turbullirë, nuk rekomandohet për pije dhe para përdorimit duhet të vlohet.

Të gjitha mostrat e testuara në laboratorët e QRSHP – Pejë janë brenda standardeve për ujë të pijshëm sipas Udhëzimit Administrativ Nr.10/21 për cilësi dhe konsum human.

Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0.1mg-0,3mg/L.

KRU “Gjakovë”- Rajoni i Gjakovës:

Në zonat e furnizimit nga KRU”Gjakova” gjendja e cilësisë së ujit të pijes është e qetë.

Të gjitha mostrat e analizuara janë brenda standardeve të parapara për ujin e pijshëm.

Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,3mg-0,35mg/L.

KRU “Bifurkacioni”- Rajoni Ferizaj: fabrika në Pleshinë dhe sistemi në Kaçanik.

Të gjitha mostrat e ujit të cilat janë marrë në Ferizaj dhe Kaçanik janë brenda standardeve për ujin e pijes.

Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,2mg-0,3mg/L.

Në ujësjellësin e Hanit të Elezit dhe Shtërpcës, mostrat e ujit nuk përmbushin standardin.

Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,02mg/L.

Rekomandohet që uji para përdorimit të vlohet.

KRU “Hidromorava”- Rajoni Gjilan:

Të gjitha mostrat e ujit të cilat janë marrë në Gjilan janë brenda standardeve për ujin e pijes.

Klori rezidual në rrjetin shpërndarës është 0,1mg-0,2mg/L.

Për shkak të shtimit të turbullirës, fabrika në Letnicë-Viti ka ndërprerë furnizimin me ujë të pijes dhe ende është jashtë funksionit.

Rekomandohet që uji patjetër të vlohet para përdorimit.

IKSHPK/Qendra e ujit rekomandon dhe apelon qytetarët që:

Uji para përdorimit patjetër të vlohet si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse për të parandaluar shpërthimin e epidemive hidrike.

Kjo procedure e vlimit të ujit është aq e thjeshtë dhe e zakonshme, por e domosdoshme për të parandaluar shpërthime epidemike.

Të shfrytëzohen resurset e sigurta ose uji i ambalazhuar.

IKSHPK / Qendra e Ujit rekomandon të gjitha Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) me qëllim të stabilizimit të furnizimit:

  • Përcjellja e vlerave të turbullirës dhe kujdes i shtuar në procesin e trajtimit
  • Kujdes i shtuar në procesin e dezinfektimit
  • Mbrojtje të stabilimenteve dhe të burimeve
  • Sanimin e gjendjes aktuale në rast të defekteve teknike
  • Riparimi dhe debllokimi i pusetave
  • Sanimi i dëmtimeve ne rrjetin shpërndarës

Bashkëveprimi i IKShPK/QU dhe KRU-ve me institucionet shtetërore është në kontinuitet deri në qetësimin e situatës.

Ekipet e Institutit Kombëtar janë në gjendje gatishmërie dhe vazhdojnë me monitorim të rregullt dhe në dispozicion me të gjitha kapacitetet për të ruajtur situatën stabile dhe për çdo përkeqësim të situatës epidemiologjike do të informoheni në kohë reale, thuhet në postimin në Facebook të MSh-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM